Numri i viktimave nga Coronavirusi në Maqedoni shënon rritje: 3 të vdekur vetëm brenda një dite

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Në fqinjin jugor të Kosovës, Maqedoninë e Veriut, viktimat si pasojë e infektimit nga koronavirusi çdo ditë e më shumë po shënojnë rritje, transmeton Gazeta Metro.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe tre vdekje të reja duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 74.

Përveç kësaj edhe 21 raste të reja janë shënuar vetëm brenda një ditë, kurse kanë rezultuar të shëruar plotësisht 38 persona.

Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë Veriore shkon në 1436.

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga COVID-19 tashmë shkon në 627, kurse me viktimat e fundit, betejën me virusin Korona e kanë humbur gjithsej 74 persona.

Të ngjashme