Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se kanë kërkesa të mëdha nga qytetarët për të kryer testimin rapid në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Ai ka thënë se në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në lagjen “Emshir”, brenda ditës testohen 500 qytetarë.
“Testimi rapid i QMF në lagjen “Emshir”, po zhvillohet me përcaktim të terminëve sepse kemi kërkesa të jashtëzakonshme. Qytetari pret në rend në momentin që e ka terminin e caktuar hynë brenda merret mostra PCR. Deri në 250 mostra në një ndërrim po merren, ndërsa në dy ndërrime afër 500 qytetar po testohen çdo ditë për teste rapide te ne”, shtoi Nushi.
Numri i rasteve të qytetarëve të prekur më Covid-19, në javët e fundit është rritur dhe kryeqyteti vazhdon të ketë numrin më të lartë me të infektuar.
Rritja e numrit të rasteve ka bërë që të ketë diskutime për ndryshim të masave, madje edhe mbylljen e shkollave.
E për këtë Nushi thotë se është në kompetencën e Qeverisë, por sipas tij, situata në shkolla është e menaxhueshme.
“Se a duhet të mbyllen shkollat është vendim i Ministrisë së Arsimit. Në rast se dikush qoftë në çerdhe qoftë në shkolla, kemi një ose dy nxënës të infektuar ajo klasë shkon online. Mirëpo situata në shkolla i është e menaxhushme dhe po besoj që nuk do të vijmë në situate që do mbyllen shkollat”, tha ai.
Tutje, Nuhsi theksoi se 1501 familje me asistencë sociale janë ndihmuar qoftë me pako ushqimore, higjienike por edhe me 80 euro. Ai tha se janë furnizuar me 2000 pako ushqimore.
“Në kemi në regjistrin tonë afër 1600 familje me asistencë sociale. 1501 familje janë ndihmuar ashtu siç kemi premtuar qoftë me pako ushqimore, higjienike por edhe me ndihëm prej 80 eurove. Jemi ën gjendje që të ndihmojmë edhe më tutje të gjitha këto familje por edhe familjet që janë të infektuara. Ne e kemi të përfunduar tenderin për furnizim me 5000 pako ushqimore dhe jemi furnizuar prej 2000 pakove ushqimore”, shtoi ai.
Sipas Nushit deri më tani kanë aplikuar 22 mijë e 600 qytetarë të komunës së Prishtinës. Nushi shtoi se aktualisht aplikacioni është mbyllur për arsye teknike, duke shtuar se të gjithë qytetarët do të subvencionohen.
“Deri më tash kanë aplikuar 22 mijë e 600 qytetarë të komunës së Prishtinës. Për aplikime nga tani kemi 2619 pensionistë dhe i kemi 19 mijë e 781 qytetarë nën moshën 65 vjeçare. Deri më tash janë subvencionuar në dhjetor 437 veta në janar janë subvencionuar 7493 qytetarë dhe e kemi listën prej 1824 qytetarëve në shkurt për realizim. Listat e dhjetorit dhe janarit janë paguar pjesa e shkurtit dhe marsit duhet të presim pjesën burokratike ligjore sepse ne obligohemi që ato mjete ti bartim këtë vit e cila do të kryhet gjatë muajit mars. Aktualisht aplikacioni është i mbyllur për arsye teknike. Deri me 12 mars do të përfundojë. Ata të cilët i kanë kryer testet serologjike në QKMF do të subvencionohen ndërsa ata që kanë kryer teste serologjike në laboratorët private nuk do të subvencionohen. Nuk do të ketë asnjë qytetarë i cili nuk do të subvencionohet”, tha Nushi.
Nushi potencoi se ka pasur shumë pak aplikime për legalizimin e lejeve online.
“Ka pasur shumë pak aplikime për legalizimin e lejeve online dhe është vetëm faza e parë derisa të merret aplikimi për kushte ndërtimore. Në fazën tjetër jemi duke e përfunduar me UBT-në për lejen online. Qytetari nuk do të ketë nevojë të vijë në komunë sepse do ti ngarkohen të gjitha dokumentacionet online. Në fund leja të jepet konform legjislaturës aktuale që e kemi. Dhe po besoj që shumë shpejt do ta lansojmë versionin e fundit por që ka pasur shumë pak aplikues”.