Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar pasi zëvendësministri Hysen Durmishi njoftoi se është pezulluar marrëveshja për tiketën ngjitëse.
Ai ka publikuar postimin e Durmishit, duke thënë se ky është reagimi tipik i dikujt “që nxinet me pelë për dore”.
Tutje, Nushi ka deklaruar se Durmishi duhet të shkarkohet, meqenëse, siç ka thënë, është zënë në tentativë të hapur korrupsioni e zhvatje.
“Hyseni duhet me u shkarku. Eshte zene ne tentqtive te hapur korrupsioni e zhvatje. Sot e ka pezullu nje kontrate te cilen para 2 javesh e mbrojke me fanatizem.
Ne nderkohe jane arrestu, lendu, burgose, shajte e ofendu krejt ata qe reagonin ndaj ketij akti korruptiv!”, ka shkruar Nushi.