Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi ka thënë se burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi “njihet si kërcënues kronik”.
E ka shpërndarë një lajm nga koha kur Krasniqi e kishte kërcënuar Visar Ymerin.
“A thu a e ka paraqitë ministrja në polici?”, ka pyetur Nushi në Facebook.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të hënën e ka paralajmëruar një qytetar se do ta raportojë në Polici.
Kjo për shkak të një statusi ironizues ndaj ngjarjes që Haxhiu e ka treguar që një prind i ka shkuar në zyre për ta raportuar se si kanë tentuar t’ia dhunonin vajzën 14 vjeçare.