Nvidia sjell GeForce 1660 Ti për gamerët me xhep të cekët

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Nvidia më në fund e ka prezantuar GPU-në e vet më të re, e cila nuk i përket linjës RTX – GeForce GTX 1660 Ti. Kjo është video kartela e parë e konsumit nga Nvidia, e cila bazohet në arkitekturën Turing dhe nuk përkrah real-time ray tracing, përcjell Neowin.

Kartela grafike është e destinuar për gejmerët me xhepa më të cekët, ndërsa GeForce 1660 Ti do të duhej ta paraqesë një azhurnim për ata që ende i përdorin modelet GTX 960 ose më të vjetër. Sipas testeve të Nvidia, GPU realizon performanca të ngjashme me ato të gjeneratës së fundit të modelit GTX 1070, dhe është gjithashtu tre herë më e shpejtë se GTX 960, shkruan KOHA Ditore.

Image

Kur bëhet fjalë për specifikimet, 1660 Ti ka bërthama 1536 CUDA dhe një takt bazik pune prej 1500MHz, me një boost deri në 1770MHz. Video kartela vjen me 6GB video memorie GDDR6. Gjithashtu, ofrohet një kanal memorik 192-bitësh me bandwidth deri në 288 GB/s. GPU-ja është gjithashtu kompatibile me G-SYNC dhe mbështet teknologjinë adaptive shading të Nvidias.

GeForce 1660 Ti do të shitet me një çmim prej 279 dollarësh dhe është në dispozicion për blerje nga kompani të shumta partnere të Nvidia-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme