Teksa Glauk Konjufca po mbante një fjalim përmbledhës në Kuvendin e Kosovës, ndodhi diçka e pazakontë.
Konjufca përmendi se kush e kishte akuzuar për vrasje Kadri Veselin, e më pas kishte cituar Sami Lushtakun në një fjalim të tij të mëparshëm, që për akuza ndaj UÇK-së kanë bërë edhe bashkëpartiakë e ministra.
Në atë moment, deputeti Nuredin Lushtaku është ngritur nga karriga e tij dhe është sulur drejt Konjufcës.
“Ti vet i ke thon Sami Lushtakut kriminel”, janë dëgjuar fjalët e Nuredin Lushtakut, të cilin e zbrapsi shefi i GP të PDK-së, Zenun Pajaziti.
Para foltores menjëherë u renditën deputetët e Vetëvendosjes dhe të PDK-së, kurse Veseli shkoi të fliste me Lushtakun, e më pas edhe me Konjufcën.