Një nxënës i Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe nga ora e mësimit me ndihmën e një shoku të klasës është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Nga aty me urgjencë ai është dërguar për në Spitalin e Prizrenit, ku një mjek pas pak ka konfirmuar vdekjen e tij.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, transmeton Gazeta Metro.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:50, ndërsa policia ka njoftuar gjithashtu që këtë rast po e trajton si vdekje të dyshimtë, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.