Organizata “ETEA”, ka përmbyllur fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”, raporton Ekonomia Online.
Agon Ahmeti, drejtori i ETEA-s tha se synim kanë që ky projekt të bëhet nacional, duke u zgjeruar në gjithë vendin.
“Si çdo gjë tjetër që përfundon ka një fillim të ri. Kjo fazë ë parë e projektit përfundon këtu dhe ju njoftoj që kemi me rrjetëzuar bibliotekën qarkulluese. Po e bëjmë planin e punës për zgjedhimin e projektit në të gjitha shkollat e Prishtinës dhe tutje ta bëjmë projekt nacional”.
Kurse Alberta Alihajdari, nga GIZ-i tha se projekti është zhvilluar ne tri faza, duke shtuar se po punojnë në përmirësimin e cilësisë së të lexuarit si kriter i testit PISA.
“Çështja e PISA-s ka qenë një vlerësim ndërkombëtar zbatimin e testit e ka mbështetur projekti që e përfaqësoj sot. Testi PISA matë nxënësit në lexim. Janë zhvilluar tri fazat e projektit prej vitit 2019″.
“Ne vendosëm të zhvillojmë një qasje të re pas rezultateve jo të mira të nxënësve në testin ndërkombëtar PISA, duke fuqizuar të gjithë akterët e shkollave dhe duke integruar në shkollë aktivitete plotësuese jo kurrikulare”.
“Mund të them që kemi vërejtur që ka rritje të cilësisë dhe përmirësim. Më herët kemi vërejtur që nxënësit kanë pasur problem në lexim kuptim dhe kjo na bëri që me këtë projekt të mendojmë ai t’i ngrisim shkathtësitë”.
Përderisa Shpresa Shala, drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë, tha se ky projekt ka dhënë rezultate në shkollat e kryeqytetit, raporton EO.
“I kam parë përmirësimet që kanë qenë pas këtij projekti. Projekti i GIZ-it bërë me shkollat kampione ka dhënë rezultate”.
“E dimë të gjithë se jemi keq me leximin dhe të kuptuarit e asaj që e lexojmë. E kemi menduar si të domosdoshme që projekti GIZ të hyj edhe në shkollat tjera dhe jo vetëm në ato kampione”.
“Prandaj gradualisht do të fillojmë edhe në shkollat tjera duke trajtuar së pari mësimdhënësit e pastaj edhe të furnizojmë me libra në bibliotekën qarkulluese”.
“Po presim që GIZ të del me një vlerësim se si ka funksionuar projekti i tyre në shkollat kampione e më pas të bëjmë politika që të zhvillohen edhe në shkollat tjera të Kosovës”.