Drejtoria Komunale e Arsimit ka mirëpritur vazhdimin e procesit mësimor edhe nga nxënësit e paraleles së fuzionuar të shkollës së fshatit Godanc, të cilët sot kanë ndjekur mësimin në shkollën amë në SHMFU “Rilindja” në Dobroshec dhe disa prej tyre në SHFMU “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë.
Po ashtu DKA-ja në Drenas, mirëpret vazhdimin e procesit mësimor edhe nga disa nxënës të paraleleve të fuzionuara të fshatit Abri dhe pret që t’i kthehen bankave shkollore edhe nxënësit tjerë të këtij fshati dhe mos të mbeten viktimë e politikave ditore.
DKA-ja falënderon edhe prindërit e fshatit Godanc dhe Abri që nuk kanë vazhduar pengesën e fëmijëve për t’u shkolluar, por kanë treguar maturi dhe kanë ndjekur shembullin e prindërve të fshatit Gjergjicë.
DKA-ja ka siguruar transportin sipas Ligjit për të gjithë nxënësit e këtyre tri paraleleve të ndara deri në shkollat amë.