Nxënësit garojnë me biçikleta për siguri në rrugë

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 12:43 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji Tempulli dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Policinë, kanë organizuar garat tradicionale të nxënësve me biçikleta, raporton Ekonomia Online.

Fatmir Bytyqi, këshilltar i Ministrit të Arsimit, tha se ajo çka ka bërë MAShT-i është përzgjedhja e 13 shkollave garuese në këtë aktivitet.

“Shkolla jo rastësisht thuhet se është vendi ku përcillet mesazhi i cili fëmijëve tanë do iu nevojitet në të ardhmen. MAShT ka marrëveshje nga 2013-ta, por kjo marrëveshje ende nuk është futur në oraret e aktiviteteve të tilla të MAShT-it, por uroj që këto evente të përfshihen në aktivitete të tilla. Ajo çka i mbetet MAShT-it është përzgjedhja e shkollave në këto gara. Të 13-të shkollat do të kenë përkrahjen e Ministrisë së Arsimit”, tha ai.

Fejzulla Mustafa nga Ministria e Infrastrukturës tha se MI e përkrahë këtë projekt mjaftë kreativ.

“MI ka pasë në vazhdën e saj të politikave përkrahjen e projekteve kreative. Një nga pikat kyçe në siguri është edhe arsimi dhe Mi do përkrahë gjithçka që është në nevojë dhe në interes të këtij projekti”, tha Mustafa.

Ndërsa nënkoloneli, Jeton Rexhepi, tha se Policia e Kosovës do jap maksimalen vetëm që siguria e trafikut rrugor të jetë në nivelin që e dëshirojnë të gjithë.

“Policia e Kosovës nga fillimi apo nga ideja për aktivizimin e kësaj jave ka mbështetë “Tempullin” me gjithë aktivitetet nga dita e parë deri më sot dhe shihni që Policia e Kosovës do jenë prezent në këtë aktivitet. Policia e Kosovës do jetë e pranishme në disa shkolla dhe në bashkëpunim me disa institucione do jetë edhe më ofrimin e sigurisë në shkolla dhe ne do japim kontributin maksimal vetëm që siguria e trafikut rrugor të jetë në nivelin që e dëshirojnë të gjithë”, tha ai, raporton EO.

E Muhamed Krasniqi, përfaqësues i kolegjit “Tempulli”, hapi zyrtarisht Garën Republikane me biçikleta “Siguria në Rrugë”.

“Kjo garë është edicioni i 7-të dhe zhvillohet barabartë me të gjitha aktivitetet tjera që i kemi zhvillu gjatë tërë javës. Sot do u lëmë hapësirë nxënësve për të treguar shkathtësitë teknike për ngasjen e biçikletave”, tha ai.

Këtë vit për herë të shtatë me radhë organizohen Garat Republikane në ngasjen e biçikletave me nxënës të shkollave fillore nga mbarë vendi në kuadër të Revistës shkollore “Siguria në rrugë”.

Përveç garave me biçikleta në agjendën e këtij manifestimi janë paraparë edhe aktivitete të tjera në mbështetje të Javës së pestë për Siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara.

Të ngjashme