Nxënësit në Lipjan me nismën “Gatuaj për Lule” synojnë ambient më të pastër

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Organizata Let’s Do It Kosova ka njoftuar se grupi “Ambientalistët e Rinj” të Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan po zhvillojnë aktivitete të shumta për krijimin e një ambienti sa më të këndshëm dhe eko brenda dhe jashtë shkollës.

Të përkrahur nga stafi i shkollës dhe nxënës të tjerë të këtij gjimnazi, ata po realizojnë nismën “Gatuaj për Lule”, ku po mbillen lule, drunj dekorativ, po ngjyrosen ulëset me ngjyra të llojllojshme e shumë aktivitete tjera mjedisore.

Postimi i plotë i Let’s Do It:

Grupi “Ambientalistët e Rinj” të Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan po zhvillojnë aktivitete të shumta për krijimin e një ambienti sa më të këndshëm dhe eko brenda dhe jashtë shkollës.

Të përkrahur nga stafi i shkollës dhe nxënës të tjerë të këtij gjimnazi, ata po realizojnë nismën “Gatuaj për Lule”, ku po mbillen lule, drunj dekorativ, po ngjyrosen ulëset me ngjyra të llojllojshme e shumë aktivitete tjera mjedisore.

Kjo nismë për një mjedis sa më të këndshëm po përkrahet edhe nga dhjetëra biznese atje.

Let’s Do It e përgëzon këtë nismë të këtij Grupi dhe i inkurajon grupet e ngjashme nëpër shkolla tjera që ta ndjekin këtë shembull të mirë.

#Letsdoit

#Pernjekosovetepaster

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme