Nxënësit vizitojnë policinë në Vushtrri

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Rreth 150 nxënës të shkollës fillore ‘Mustafë Venhari’ në Vushtrri kanë vizituar Stacionin Policor në Vushtrri.

Kjo vizitë u realizua në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional dhe qasjes aktive ndërmjet Policisë dhe shkollave, me ç’rast grupin e nxënësve në një takim i priti stafi menaxhues i stacionit policor, ku u tha se interesimi dhe vizitat e tilla lënë të kuptojmë se sa të rëndësishëm jemi për njëri-tjetrin, si në aspektin shoqëror ashtu edhe në atë të sigurisë.

Gjatë vizitës kësaj vizite ata janë njoftuar për punën policore, hapësirat e punës në objektin policor, njëkohësisht zyrtarët policorë iu kanë ofruar informacione për punën rutinore policore, si dhe njohuri elementare për thirrjet emergjente, dërgimin e informacionit me kohë në fushën e parandalimit të hershëm etj. Gjithashtu nxënësve u është shpjeguar edhe për të drejtat dhe përgjegjësitë e të miturve.

Të ngjashme