NZZ: Ivanoviqin nuk e kanë vrarë shqiptarët

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 13:39 | Nga

Me vrasjen e Oliver Ivanoviq është shuar një nga zërat e fundit të pavarur serbë. Kështu po merr fund procesi që ka në vitin 2013, shkruan gazeta Neue Zuchrer Zeitung .

Kjo gazetë nga Cyrihu thotë se ky ka qenë disiplinim i serbëve kosovarë nga Beogradi.

Në tekstin me titull “Sherifë të rinj për veri të Kosovës “, gazetari Andreas Ernst shkruan për situatën në veri të Kosovës dhe ndikimin politik të Beogradit. Ai përkujton se ende nuk është ndriçuar vrasja e që u bë më 16 janar.

“Që atëherë asgjë më nuk është dëgjuar. Për aktorët e mundshëm askush nuk dëshiron të spekulojë, për këtë në pjesën veriore të Mitrovicës askush nuk dëshiron të flasë me një të huaj. Por në një të gjithë pajtohen: Vrasjen s’e kanë bërë shqiptarët. Kjo është indikative“, ka shkruar ai.

Viti 2013 që mendohet të jetë kthesë, është koha kur veriu i Kosovës, sipas dëshirës së Beogradit mori pjesë në zgjedhjet lokale, përkujton kjo gazetë e cila në vazhdim tregon se si u krijua Lista Serbe nga kryetar serb Aleksandar Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme