Obama e quan katastrofë kaotike përgjigjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj Coronavirusit

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e ka quajtuar një “katastrofë kaotike” menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19 në SHBA.

Ai gjatë telefonate private për CNN, pati deklarata të forta për administratën e presidentit të tanishëm, Donald Trump, lidhur me ballafaqimin me koronavirusin

“Do të ishte keq edhe me qeverinë më të mirë”.

“Është pjesë e arsyes se pse përgjigja ndaj kësaj krize globale ka qenë dobët dhe njollosur”.

“Ka qenë një katastrofë kaotike absolute, kur është ai mentaliteti i asaj se ‘çfarë ka në të është për mua’ dhe ‘të dremiset me të gjithë të tjerët’, ai mentalitet ishte në qeverinë tonë”, ka thënë Obama.

Obama kritikoi edhe vendimin për hedhje poshtë të akuzave kundër ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Michael Flynn, gjatë hetimeve për lidhjet e mundshme mes Trumpit dhe Rusis, shkruan CNN.

Të ngjashme