Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është vetë-lënduar pasi që ka manipuluar me një revole, rasti ka ndodhur në Obiliq.
“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 23.12.2016-21:30. I dyshuari mashkull K-Shqiptar dyshohet se duke manipuluar me armë zjarri ka shkrepur dhe aksidentalisht është vetë-lënduar i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Është konfiskuar një revole me një karikator dhe 1 fishk. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”- thuhet në raportin e policisë.