Dy të mitur në Obiliq janë shoqëruar në polici, pasi të njëjtin kanë publikuar fotografi me armë zjarri.
Pistoleta pa municion është sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Obiliq / 09.10.2024 – 13:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që kishin ekspozuar foto me armë zjarri. Pistoleta pa municion është sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.