Në Obiliq është vënë gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së Regjistrimit Civil.
Projekti është i financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe do të kushtojë 269 757 euro.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, Kryetari Xhafer Gashi, falënderoi MPB-në për këtë investim, të cilin e vlerësoi si të rëndësishëm për qytetarët e kësaj komunë.
“Me investime të tilla, ndihmohet Komuna në ofrimin e shërbimeve më cilësore, njëkohësisht krijohen kushte më të mira për punonjësit e sektorit civil”, tha Gashi.
“Ky projekt është i rëndësishëm për qytetarët e Obiliqit, sepse këtu ata mund të regjistrojnë automjetet e tyre, të marrin kartelat identifikuese”, shtoi Gashi, ndërsa falënderojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme për financimin e projektit.
Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, i cili merrte pjesë në këtë ngjarje, tha se ka një bashkëpunim të sinqertë mes nivelit lokal dhe atij qendror. Ai bërë të ditur se MPB-ja po ndan buxhete të veçanta për ndërtimin e qendrave civile edhe në disa komuna të tjera.
Hoxha tha se MPB-ja ka përmbushur 70% të kërkesave të Bashkimit Evropian të cilat kanë qenë për liberalizimin e vizave.
Afati për të përfunduar ky ndërtim është 120 ditë.