Kryetari i Komunës së Obliqit ka vënë gurthemelin e një objekti të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Milloshevë.
Gjatë ceremonisë u tha që ndërtimi i këtij objekti të QMF-së në fshatin Milloshevë është mjaft i nevojshëm për punonjësit dhe banorët e fshatrave përreth.
“Funksionalizimi i hapësirave të pashfrytëzuara, krijimi i hapësirave të reja, po ashtu plotësimi me staf profesional si dhe investimi në aparatura dhe materiale të tjera shëndetësore, dëshmon për ndryshimin drastik të gjendjes në sistemin shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obliqit.
Në prononcimin e tij gjatë vënies së gurthemelit, kryetari i komunës, Xhafer Gashi, tha se investimi në këtë objekt do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor në drejtim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore.
Nga ana tjetër drejtori i Shëndetësisë, Ibush Mjekiqi, tha se ndërtimi i kësaj hapësire do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor, po ashtu do të rrisë efikasitetin në shërbime.
Ndërtimi i QMF-së në fshatin Milloshevë ështe donacion nga Kuwajti.