Punime jocilësore janë bërë në objektin e administratës së Podujevës që ka kushtuar shtrenjtë. Tetë vjet janë bërë prejse ka filluar ndërtimi i tij, por ende nuk është gati për të pritur “mysafirët” e tij.
Deri tash kanë kaluar shumë afate, ndërkohë që administrata komunale vazhdon të funksionojë në objektin e vjetër. Zyra e BE-së në Kosovë, që është financues i këtij projketi që ka filluar në vitin 2011, nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës së mërkurë. Ndërkohë, zyrtarët komunalë thonë se po presin dritën e gjelbër nga punëkryerësi për defektet e evidentuara në sistemin e ajrimit dhe ngrohjes, shkruan sot Koha Ditore.
“Sipas Komisionit Evropian, i cili është edhe donator i kësaj ndërtese, kontraktuesit janë në përufundim të disa punineve që kanë të bëjnë me testimin e funksionimit të sistemit të klimatizimit dhe ngrohjes dhe posa të na japin dritën e gjelbër se ato punë janë kryer, Komuna e Podujevës është e gatshme të fillojë me zhvendosjen e stafit”, thuhet në përgjigjen e shkurtër të Zyrës për informim të Komunës së Podujevës.
Kështu kanë thënë edhe në shtatorin e vitit të kaluar, por këto punë nuk janë kryer as pas një viti.