Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) thotë se 9 në 10 njerëz në planet thithin ajër të ndotur. 92% e popullsisë jetojnë në vende ku ajri i ndotur i kalon limitet e vendosura nga OBSh-ja, duke rritur kështu rrezikun për zhvillim të kancerit të mushkërisë, sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.harte
Rreth 3 milionë vdekje çdo vit lidhen me ndotjen e ajrit në ambient të hapur. Nëse shtohet edhe ajri i ndotur në ambient të mbyllur, si pirja e duhanit apo gazi për gatim, atëherë ndotja e ajrit lidhet me 1 në çdo 9 vdekje në të gjithë botën, sipas organizatës botërore.
Të dhënat e të gjitha shteteve tregojnë se Turkmenistani ka shkallën më të lartë të vdekjeve, që lidhen me ajrin e ndotur në natyrë.
Në pesëshen e parë renditen gjithashtu Taxhikistani, Afganistani, Uzbekistani dhe Egjipti.
Mënyrat e vetme për të reduktuar ajrin e ndotur, sipas OBSH-ës, janë transporti i qëndrueshëm, menaxhimi i mbetjeve urbane dhe energjia e rinovueshme. Të dhënat e saj më të fundit përfaqësojnë edhe studimin më të detajuar të realizuar deri tani.