Ekonomia Online
FUNDIT

Pas skandalit me Gjestin, Jozi poston foto nga Prekazi me plis në kokë

Pas skandalit me Gjestin, Jozi poston foto nga Prekazi me plis në kokë

Kishte disa ditë mungesë në rrjetet sociale, pas skandalit të tij në rastin me Gjestin. Largimi i përkohshëm nga rrjetet sociale për Jozin, erdhi si pasojë e reagimeve të ashpra. Por, ish-kandidati i BBVA 4, Jozefin Marku, e aktivizoi sërish llogarinë e Instagramit. Së fundmi, ai tregoi se e ka vizituar edhe Kosovën. Jozi me […]

Kishte disa ditë mungesë në rrjetet sociale, pas skandalit të tij në rastin me Gjestin.

Largimi i përkohshëm nga rrjetet sociale për Jozin, erdhi si pasojë e reagimeve të ashpra.

Por, ish-kandidati i BBVA 4, Jozefin Marku, e aktivizoi sërish llogarinë e Instagramit.

Së fundmi, ai tregoi se e ka vizituar edhe Kosovën.

Jozi me plis në kokë në foton e publikuar në Instastory tregoi se ishte te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, kështu duke dashur t’i prekë zemrat e kosovarëve me një mesazh patriotik.

Ngjarja që ndodhi në gjysmëfinalen e edicionit të 4-të të BBVA, bëri bujë të madhe dhe shkaktoi reagime të mëdha.

Jozi, në atë mbrëmje, kur e mori vesh lajmin se nuk do të vazhdojë tutje garën e goditi me sa pati fuqi, Gjestin.

Të ngjashme