OBSh-ja paralajmëron se Covid-19 do të zgjasë deri në vitin 2022

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Pandemia COVID-19 “do të zgjasë edhe për një vit”, sepse shtetet e varfra nuk po i marrin vaksinat që u nevojiten, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Dr. Bruce Aylward, udhëheqës i lartë në OBSH, ka thënë se kjo do të thotë se kriza e koronavirusit “mund të zvarritet deri në vitin 2022”. Më pak se 5 % e popullsisë së Afrikës është vaksinuar krahasuar me 40 % në shumicën e kontineteve të tjera.

“Mund t’iu them se nuk jemi në rrugën e duhur. Ne duhet ta përshpejtojmë ritmin ose a e dini çfarë? Kjo pandemi do të zgjasë edhe për një vit më shumë”, ka thënë ai.

Mbretëria e Bashkuar ka shpërndarë më shumë se 10 milionë vaksina për vendet në nevojë, derisa ka premtuar 100 milionë vaksina kundër COVID-19.

Dr. Aylward iu ka bërë thirrje vendeve të pasura që të heqin dorë nga radha e tyre për vaksina në mënyrë që kompanitë farmaceutike mund të mund t’i japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta.

Ai ka thënë gjithashtu se vendet e pasura duhet të tregojnë se ku qëndrojnë me zotimet e tyre për donacione të cilat i kanë dhënë në samite si takimi i G7 që u mbajt këtë verë.

“Vaksina e Popullit” – një aleancë bamirësie – ka nxjerrë shifra të reja që dëshmojnë se një në shtatë dozat e premtuara nga kompanitë farmaceutike dhe vendet e pasura janë duke arritur në destinacionet e tyre në vendet e varfra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme