OBSH mesazh për të rinjtë: Po rrezikoni jetën e njerëzve tuaj

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit të cilët nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar, po përhapin koronavirusin me shpejtësi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, përqindja e të rinjve me Covid-19 është duke u rritur. Ata janë duke vënë në rrezik jetën e njerëzve me të cilët po shoqërohen.

“Epidemia po ndryshon”– tha drejtori rajonal i OBSH-së , Takeshi Kasai.

“Ajo që ne po vëzhgojmë nuk është thjesht një ringjallje e koronavirusit. Ne besojmë se është një sinjal se kemi hyrë në një fazë të re të pandemisë”– shtoi ai.

Përhapja e Covid-19 në javët e fundit në vende si Vietnami po përhapet duke bërë që numri i të infektuarve të rritet.

Disa vende europiane, përfshirë Francën dhe Spanjën kanë parë që numri i rasteve me Covid-19 është rritur ndjeshëm në dy javët e fundit. Qeveria i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm veçanërisht të rinjtë të cilët nuk janë duke ndjekur udhëzimet e nevojshme.

Të ngjashme