Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar që pacientët e infektuar me Omicron mund të mbingarkojnë spitalet dhe të kolapsojnë sistemin shëndetësor.
Parashihet që përhapja e variantit të ri të coronavirusit do të mund të shkaktonte një lloj kolapsi shëndetësor, pavarësisht që studimet e kryera nga ekspertët sugjerojnë që pasqyrat klinike të infektuarve me Omicron janë të lehta.
Nga OBSH kanë konfirmuar se infeksionet me Omicron janë përcjellë me simptoma të lehta, por paralajmërohet se akoma do të jetë numri i madh i të hospitalizuarve, në veçanti tek pacientët e pavaksinuar, që do të mund të nxiste një lloj kaosi në sistemin shëndetësor në mbarë botën, por edhe në dikastere tjera.
Megjithatë, ekspertë të OBSH-së, tregojnë se në Afrikën e Jugut, vend ky ku më 24 dhjetor për herë të parë u shfaq varianti i ri i coronavirusit, është evidentuar zvogëlim i rasteve me Omicron prej 29 për qind.