OBSH: Qendrat shëndetësore në Ukrainë janë sulmuar

Prishtinë | 06 Mar 2022 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar “disa” sulme në qendrat shëndetësore në Ukrainë, ndërsa të tjera janë duke u hetuar, tha sot drejtori i OBSH-së. “Sulmet shkaktuan vdekje dhe lëndime të shumta”, i shkroi Tedros Adhan Gebrejesus në Twitter.

“Sulmet ndaj objekteve shëndetësore dhe punonjësve shëndetësorë shkelin neutralitetin mjekësor dhe ligjin ndërkombëtar humanitar”, shkroi ai. Në një mesazh të shkurtër, Tedros nuk përmendi Rusinë, e cila pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme