O’Connell: Prokurorët e kanë rastin të jenë heronj duke mposhtur krimin e korrupsionin

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 15:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell, tha se prokurorët e kanë rastin të jenë heronj të Kosovës duke sfiduar të keqën dhe duke mposhtur krimin dhe korrupsionin, raporton Ekonomia Online.

“Mesazh për prokurorët, prokurorët mund të bëhen heronj të Kosovës. Kosova sfidohet me krim dhe korrupsion si Britania kemi këtë të përbashkët, por edhe ne kemi ofruar mbështetje për sistemin prokurorial në Kosovë për 3 vjet për të përmirësuar situatën”.

O’Connell, bashkë me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, kanë folur rreth angazhimit të kësaj ambasade në përzgjedhjen e prokurorëve.

O’Connell tha se projekti i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar ka qëllim të rikthyer besimin e qytetarëve tek prokurorët dhe gjyqtarët.

“Projektet që i kemi e sidomos ky projekt kemi ofruar mbështetjen Këshillit për rekrutimin, pajtohem me Hysenin që është me rëndësi për qytetarët e Kosovës të besojnë se prokurorët e tyre që kanë një përgjegjësi të rëndësishme të zgjidhen në bazë të meritës, të kemi vlerë më të kualifikuar në pozitat më të ndjeshme duke mos ps ndikime politike, dhe nga jashtë”, tha ai.

Ai porositi që të aplikojnë të gjithë që janë të kualifikuar për pozitën e prokurorëve në mënyrë që të ketë sa me shumë mundësi që të zgjidhen më të mirët.

“Dëshiroj t’i inkurajoj të gjithë që janë të kualifikuarit për këtë vend pune të aplikojnë, që ata mund të kryejnë punën dhe mund të tregojnë trimërinë e prokurorëve të Kosovës dhe të sjellin rezultatet e kërkuara. Shpresoj se ky hap të jetë hapi i parë në forcimin e sistemit prokurorial, bashkëpunimi është i mirëseardhur”.

“Ne të gjithë e dimë se çka ka ndodh para 20 vite, ata që kanë kryer krimet supozohen se janë në Serbi apo jashtë Kosovës, në Kosovë ka mundësi që prokurorët të marrin masa kundër tyre që janë në Kosovë, të tregoj Kosova botës se Kosova është gati të dënoj çdo krim në luftë e pas luftës”.

Ndërsa kryesuesi i KPK-së, Hyseni tha se pa ndihmën e ekspertëve britanik nuk do të mund të tejkaloheshin sfidat e institucionit që drejton.

“Jam i nderuar që me ambasadorin O’Connell e kemi mundësinë me adresuar para jush dhe qytetarëve për të treguar në pika të shkurta bashkëpunimin mes Këshillit dhe Ambasadën. Këshilli është duke punuar çdo ditë në bashkëpunim edhe me Ambasadën Angleze në Kosovë përmes ekspertëve anglez që të bëjmë hapa konkret në avancimin e sistemit prokurorial të Kosovës”.

“Për dy vitet e ardhshme me ekspertët britanik dhe ambasadën do të bashkëpunojmë në çështjet strategjike për sistemin prokurorial të Kosovën në rekrutimin e prokurorëve të rinj në sistem dhe zhvillimin e karrierës së tyre”.

Ai tha se në përzgjedhjen e prokurorëve do të jenë të pranishëm edhe ekspertët britanik në mënyrë që të ketë sa më shumë transparencë.

“Të mërkurën kemi bërë listën e 12 prokurorëve për në zyrën e presidentit i cili që nga fillimi ka qenë i përkrahur nga ambasada”.

“Po punojmë ne zhvillimin e transparencës, në llogaridhënie dhe projekti britanik është duke ndihmuar çdo ditë në ketë drejtim, po punojmë në rregulloren më të rëndësishme të sistemit ajo e performancës që shpresoj se në përfundim llogaridhënia, transparenca do jenë shumë me të avancuar”.

“Kemi vendos me avancuar bashkëpunimin që projekti i ambasadës angleze të jetë i qasshëm në përzgjedhjen. Zyrtarëve të lartë për në prokurorinë e Prishtinës tek ajo specialja”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/835424270128752/

Të ngjashme