Oda e Farmacistëve shpërndan 151 licenca për farmacistë

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 13:18 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) sot për herë të parë pas 17 vitesh ka bërë shpërndarjen e 151 licencave për farmacistë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OFK-së, Zehadin Gashi, tha se profesioni i farmacistit në Kosovë ballafaqohet me probleme, siç janë konkurrenca e barnatoreve si dhe nivelizimi i çmimeve.

“Ky vit na mëshiroi bashkërisht dhe me punën qe na përcjelli me aktivisteve, dhe me këto aktivitete sot është arsyeshmëri e punës tonë, punë që e kaluam me shumë sfida, sot jemi krenar që kemi arrite gjithë këto rezultate me licencën e punës së farmacistit. Synim Ka qenë që të krijojmë kushtet juridiko profesionale dhe sot kjo po dëshmon që realizuam këtë objektivë dhe pas kësaj na presin punë të vështira, sepse profesioni i farmasciait deri sot k qenë i nënçmuar i keqpërdorur, me një pamje jo të mirë të ushtrimit të profesionit.

“Nga sot kemi hapur dyert ti drejtohemi institucioneve të Kosovës me të gjitha problemet që përcjellin sektorin e farmacisë, hallin e parë e kemi ligjim për barnatoret e Kosovës.  Si OFK jemi institucion i bashkëpunimit dhe dhënies së këshillave në të mirë të shtetit të Kosovës.  Ka shumë probleme që lidhen me ushtrimin e profesionit, agresionin i barnave nuk mund ti eliminojë ato për sot kemi probleme nga nivelizimini çmimeve te barnave, nga hapja e barnatoreve që po hapen derë për derë etj”.

Kryeshefi i Agjensioni kosovar për pajisjes dhe produkte medicinave, Jeton Shala, tha se është më rëndësi të veçantë se jemi në fazën përfundimtarë në mes këtyre dy institucione që lidhin etikën e profesionit.

Kryetarja e Komisionit për licencim, Valdete Shurdhani-Kadriu, tha se ky licencim është shumë i rëndësishëm për të gjithë farmacistët.

Të ngjashme