Komuna e Prishtinës: Do të rritet kontrolli ndaj taksive, masat jenë më të ashpra

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka njoftuar se kompanitë e taksive shpeshherë kanë më shumë vetura në qarkullim, sesa leje nga organi përkatës, shkruan EkonomiaOnline.

Komuna ka bërë të ditur se kudo që janë hasur raste të tilla, janë shqiptuar gjoba, ndërsa thuhet se tash e tutje, kontrolli do të rritet në këtë drejtim, dhe masat që do t’i ndërmarrin inspektorët do të jenë të ashpra.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Prishtinës:

Nga inspektimet e vazhdueshme në terren, Drejtoria e Inspekcionit ka vërejtur se disa nga kompanitë e taksive shpeshherë kanë më shumë vetura në qarkullim, sesa leje nga organi përkatës. Deri tani, kudo që janë hasur raste të tilla, janë shqiptuar gjoba. Tash e tutje, kontrolli do të rritet në këtë drejtim, dhe masat që do t’i ndërmarrin inspektorët do të jenë më të ashpra. Duke e pasur parasysh kërkesën e vazhdueshme për hapjen e kompanive të reja të taksive, njoftojmë kompanitë aktuale që t’iu përmbahen rregullave, për shkak se në të kundërtën rrezikojnë t’i humbin licencat. Nuk mund të operohet në Kryeqytet, me leje nga komunat e tjera, e aq më pak pa leje fare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme