Oda e Infermierëve të Kosovës ka pranuar Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Infermieri, dhe për rrjedhojë, të gjithë personat që do të marrin pjesë në këtë konferencë do të kenë mundësi të fitojnë pikë (kreditë), që do i shfrytëzojnë për ngritje akademike.
Njoftohen të gjithë të interesuarit, duke përfshirë infermierët dhe studentët e Infermierisë, se me pjesëmarrjen në këtë konferencë poentimi do të jetë si vijon:
Pjesëmarrja aktive – 20 pikë
Pjesëmarrja pasive – 15 pikë.
Pagesa për pjesëmarrësit aktivë do të jetë 50 euro, ndërkaq për pjesëmarrësit pasivë do të jetë 20 euro.
Konferenca e Infermierisë do të fillojë nesër, nga ora 11:00, ndërkaq regjistrimi mund të bëhet nga ora 09:00.