Oda e Infermierëve mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Infermieri

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Oda e Infermierëve të Kosovës ka pranuar Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Infermieri, dhe për rrjedhojë, të gjithë personat që do të marrin pjesë në këtë konferencë do të kenë mundësi të fitojnë pikë (kreditë), që do i shfrytëzojnë për ngritje akademike.

Njoftohen të gjithë të interesuarit, duke përfshirë infermierët dhe studentët e Infermierisë, se me pjesëmarrjen në këtë konferencë poentimi do të jetë si vijon:

Pjesëmarrja aktive – 20 pikë

Pjesëmarrja pasive – 15 pikë.

Pagesa për pjesëmarrësit aktivë do të jetë 50 euro, ndërkaq për pjesëmarrësit pasivë do të jetë 20 euro.

Konferenca e Infermierisë do të fillojë nesër, nga ora 11:00, ndërkaq regjistrimi mund të bëhet nga ora 09:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme