Oda e Mjekëve të Kosovës pas takimit me Shoqatën e Mjekëve Familjarë ka kërkuar që mjekët të jenë të ndarë në tri kategori në Ligjin për Pagat.
Sipas një njoftimi për media, kjo Odë bën të ditur se i vetmi opsion i pranuar është që në gradimin në ligj mjekët të jenë të ndarë në mjekë të përgjithshëm, mjek specializant dhe mjek specialist.
“Në këtë takim u mor qëndrim që i vetmi opsion i pranuar i gradimit në kuadër të Ligjit për paga të jetë propozimi i përbashkët i MSH dhe OMK ku mjekët janë ndarë në tri kategori, mjek i përgjithshëm, mjek specializant dhe mjek specialist.Prandaj, çdo ndarje e specialistëve të mjekësisë familjare nga specialistët tjerë do të shkaktoj çrregullim me përmasa destabilizuese në sistemin tonë shëndetësorë , me ç’rast “filtri” i sistemit të referimit do të zhdukej”, thuhet në njoftim.