Oda e Mjekëve të Kosovës ka shpërndarë licencat e para për 18 anëtarët e saj dhe gjithashtu është bërë prezantimi i sondazhit me temë “Dhuna ndaj mjekut”.
381 mjekë anëtarë të Odës i janë përgjigjur anketës së zhvilluar online, ose 12.09% e tyre. Prej tyre 61.80% ishin të gjinisë mashkullore dhe 38.20% femërore, raporton Ekonomia Online
Bazuar në të dhënat e dala nga anketimi 78.8 % e mjekëve kanë qenë objekt i sulmit verbal apo fizik gjatë ushtrimit të detyrës.
81.4% janë sulmuar verbalisht, 1.4% fizikisht dhe 17.2 të dy llojet e sulmeve. 68.7 % e mjekëve janë deklaruar se janë sulmuar nga familjarët e pacientëve kurse 15.7 nga vet pacienti.
Por 67.1 prej tyre nuk e kanë paraqitur dhunën në organet kompetente. 75.4 % e të anketuarve thonë se edukimi mund të sillte zvogëlim të numrit të sulmeve. 93.1% e tyre thonë se në objektet shëndetësore sigurimi nuk është në nivelin e duhur.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha se sondazhin, është bërë për të prekur një çështje e cila është anashkaluar vazhdimisht ajo e dhunës ndaj mjekut.
Sipas tij, anketa është realizuar nga periudha 11 maj 2018 deri më 21 maj 2018, raporton EO.
“Në këtë anketë morën pjesë mjek nga të gjitha nivelet shëndetësore në Kosovë, metoda e anketës ka qenë online ku u kemi dërguar të gjithë mjekëve të anëtarësuar linkun në e-mail dhe pyetjeve në pyetësor u janë përgjigjur 381 anëtarë që i bie 12.09%, prej tyre 61.80% ishin të gjinisë mashkullore dhe 38.20% femërore”, tha Sejdiu duke prezantuar sondazhin e anketës së bërë.
“Ky sondazh na ka ndihmuar të shkojmë në drejtim për propozimin e dytë të akteve ligjore në veçanti ligjin mbi përgjegjësinë dhe të drejtat e mjekut. Oda bashkë me odën e Kroacisë dhe Sllovenisë duke u bazuar në përvojat e tyre kemi draftuar ketë ligj që do t’i përcjellë Ministrisë së Shëndetësisë që përveç përgjegjësie është shpallja e personit zyrtarë të mjekut të punës, d.m.th në orar të punës mjeku është person zyrtar dhe duhet të trajtohet si i tillë”, tha Sejdiu.
tha se licencat që u morën sot do të skadojnë dhe nuk do të jenë të përjetshme ashtu siç ka qenë në të kaluarën.
“Sistemin e ri që e ka bërë Oda e Mjekëve në elektronike ka arritur të mirëmbaje atë që në maksimum një muaj për licencim dhe rilicencim të arrijë që të mos dëmtohet mjeku sepse ka shumë raste që kanë humbur edhe konkurse që nuk kanë pasur licencë dhe caku jonë është qe brenda 2 javë dite të pajiseni me licencë dhe ky proces të përfundoi”, tha Sejdiu.
“Procesi i rilicencimit të mos vazhdoj deri në pafundësi, ku për 14 vite Ministria e Shëndetësisë çdo vit e ka vazhduar këtë proces dhe pas analizave që kemi bërë ne, ai që ka pësua është vetë mjeku dhe ne e kemi bërë një vendim bashkë më ministrin që vazhdimi i afatit të licencës të skadojë dhe të vlejë deri në 5 vite”, shtoi Sejdiu.