Oda e Mjekëve të Kosovës rrit tarifat për secilin shërbim që jep

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Rreth 309 mijë euro fiton Oda e Mjekëve të Kosovës brenda një viti në emër të anëtarësisë.

Mbi 3860 mjekë çdo vit paguajnë nga 80 euro në bazë të një vendimi të cilin e ka marrë Kuvendi i Odës së Mjekëve më 17 janar të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Bazuar në këtë vendim, përveç taksës për anëtarësim, mjekët janë të obliguar që të paguajnë edhe për shërbime shtesë të cilat i kryen ky institucion.

Për një licencë 5-vjeçare të punës ata duhet të paguajnë shumën prej 50 eurosh. Ndërsa për rilicencim duhet të paguajnë 40 euro. Çdo punonjës shëndetësor i cili pajiset me një certifikatë mbi të kaluarën etike paguan 30 euro.

Megjithatë, këto tarifa të caktuara nga Oda e Mjekëve për standardet që i ka Kosova po konsiderohen të larta nga mantelbardhët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme