OEK dhe Dhoma e Tregtisë në Tiranë themelojnë Zyrën e Bashkëpunimit

Prishtinë | 14 Jan 2017 | 12:28 | Nga

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë themeluan Zyrën e Bashkëpunimit të Biznesit, e cila do të ketë për detyrë për të analizuar me shumë kujdes problematikat e sipërmarrjes private dhe mungesën e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe adresimin e problematikave të sipërmarrjeve të të dy vendeve.

Zyra këto që do të funksionojnë pranë të dy institucioneve respektive që në nisje të javës tjetër.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë të lëshuar nga Oda Ekonomike e Kosovës

Nevoja emergjente për krijimin e një bashkëpunimi ekonomik komplementar çon në hapa konkretë të institucioneve të biznesit të Tiranës dhe Kosovës.

Mosbesimi i krijuar dhe mos zbatimi i të gjithë nismave të qeverive të dy vendeve, bëjnë të domosdoshme krijimin e një zyre bashkëpunimi të biznesit. Për këtë qëllim Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë themelojnë Zyrën e Bashkëpunimit të Biznesit për të analizuar me shumë kujdes problematikat e sipërmarrjes private dhe mungesën e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona si dhe adresimin e problematikave të sipërmarrjeve të të dy vendeve. Zyra këto që do të funksionojnë pranë të dy institucioneve respektive që në nisje të javës tjetër.

Nëpërmjet këtij vendimi të përbashkët nuk do të linim pa vlerësuar punën e bërë për thjeshtimin e procedurave doganore apo hapjen e zyrës së doganës së Kosovës në Durrës. Po kështu njohja e certifikatave nga të dyja palët për produktet ushqimore dhe jo ushqimore është një tjetër hap i rëndësishëm i bërë nga qeveritë tona. Por pas një skanimi të situatës të bërë nga dy institucionet tona ka një sërë problematikash të evidentura për të cilat kemi dhe një zgjidhje konkrete.

Problematikat

Mosfunkionimi si duhet i praktikave që mundësojnë lëvizjen e shpejtë të mallrave mes dy vendeve tona.
Mungesa 24 orë e përfaqësuesve fitosanitarë në pikat doganore që e bëjnë të vështirë qarkullimin në kohë të produkteve ushqimore.

Rënia e ndjeshme e eksportit nga Shqipëria drejt Kosovës dhe e kundërta, duke lënë hapësira për vendet e tjera në përmbushjen e boshllëkut të krijuar.

Mungesa e planifikimeve konkrete dhe bashkëpunimit konkret nëpërmjet qeverive përkatëse.
Evidentimi i një klime mosbesimi ndërmjet palëve, gjë e cila rrezikon avancimin e bashkëpunimit dhe perspektivën e vendeve tona drejt një ekonomie kombëtare.
Pamundësia e implementimit të tregut të përbashkët energjetik për shkak të pengesave politike të krijuara nga Serbia.

Propozimet

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Oda Ekonomike e Kosovës angazhohen të ngrenë dialogun në nivelin maksimal për krijimin e besueshmërisë së produktit dhe bashkëpunimit ekonomik.
– Promovimin e mundësive dhe nxitjen e mekanizmave për krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta dhe shfrytëzimin e resurseve komplementare.
– Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta nëpërmjet panaireve, workshopeve dhe forumeve në Tiranë dhe Prishtinë, me qëllim promovimin e produkteve të të dy vendeve tona.
– Qeveritë e dy vendeve duhet të hartojnë një plan strategjik për ekonomi kombëtare komplementare.
– Hartimin dhe implementimin e sistemit fiskal të unifikuar mes dy vendeve tona.
– Përgatitjen e kushteve për heqjen e pikave doganore.
– Ngritja në mënyrë institucionale e dialogut publik-privat, kjo në shërbim të konferencës së integrimit rajonal Berlin-Vjenë-Paris-Rome si dhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Po kështu, dy organizatat, kërkojnë nga qeveritë e të dy vendeve që krahas mbledhjeve të përbashkëta të tyre, të koordinohet dialogu me Odën Ekonomike, respektivisht Dhomën e Tregtisë, dhe të bëhet transparente agjenda e tyre dhe si është realizuar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme