OEK dhe Fondacioni “Jahjaga” mbështesin fuqizimin ekonomik të grave të margjinalizuara

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 15:23 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Fondacionin “Jahjaga”.

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, konsideroi se Fondacioni “Jahjaga” është garancë për zhvillim ekonomik të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Besoj që një fondacion i tillë do të jetë garancë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Një bashkëpunim i tillë do të jetë i mirë edhe për imazhin e Kosovës. Ky memorandum do të jetë një funksion të përshpejtimit të proceseve të integrimit të Kosovës”.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Jahjaga, Alban Bokshi, tha se shpreson që bashkëpunimi mes Odës Ekonomike dhe Fondacionit të vazhdojë, raporton EO.

“Qëllimi i projektit tonë është fuqizimi ekonomik i grave të margjinalizuara. Projekti do të ndihmojë 5 gra në Drenas dhe 5 në Gjakovë. Ky memorandum është i vlefshëm për të vënë bazë në bashkëpunimin e Odës dhe fondacionit tonë”, tha ai.

Të ngjashme