OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Helvetas-in

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 09:38 | Nga

Me qëllim përmirësimin e të ardhurave dhe mundësive të punësimit të të rinjve, në veçanti grave dhe pakicave, si dhe ekonomive familjare rurale në komunat e maleve të Sharrit dhe juglindjes së Kosovës Oda Ekonomike e Kosovës dhe Helvetas Swiss Intercooperation, përmes projektit Aftësitë për Punësim Rural (APR), nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi.

Qëllimi i këtij memorandumi të mirëkuptimit është përcaktimi i termave dhe kushteve të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet projektit APR dhe Odës Ekonomike të Kosovës, në mënyrë që të arrihet objektivi i përmirësimit të qasjes së bizneseve nga zonat rurale në shërbime dhe informata më të mira nëpërmjet organizatave të bizneseve tek zyret njësive rajonale të Odës Ekonomike të Kosovës.

Të dyja palët pajtohen se Oda Ekonomike e Kosovës do të kontribuojë në objektivin e projektit përmes njësive rajonale, departamenteve përkatëse, zyrtarëve dhe shërbimeve që ka në dispozicion për fuqizimin e shoqatave apo/edhe organizatat e bizneseve në komunat ku projekti APR vepron.

Ky memorandum hyn në fuqi ditën e nënshkrimit, dhe është i vlefshëm deri në fund të fazës së II-të të Projektit APR.

Image may contain: 2 people, people sitting

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme