Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e vet për ankesat e komunitetit te biznesit vendor lidhur me procedurat burokratike dhe nënçmuese qe po hasim gjatë aplikimit për vizën Shengen.
Kemi menduar se ky vit do te filloje me një konkretizim te agjendës ekonomike dhe se procesi i integrimit ekonomik do te jete me i avancuar krahasuar me atë politik.
Na gëzon fakti qe jemi pjese e partneritetit ekonomik me Bashkimin Evropian përmes Marrëveshjes për Asocim dhe Stabilizim ku parashihet të hapet një perspektive e re për bizneset kosovare që të depërtojnë në tregjet evropiane dhe më gjerë, me shërbime apo me mallra.
Oda Ekonomike e Kosovës e ka paralajmëruar se vetë nënshkrimi i MSA-se nuk është një shkop magjik për të zgjidhur problemet e grumbulluara nga e kaluara por është më shumë një mundësi e cila duhet shfrytëzuar.
Mirëpo një mundësi e tillë nuk mund të shfrytëzohet nga komuniteti i biznesit kosovar, nga fakti i mungesës se liberalizimit dhe në veçanti procedurave rigoroze që janë duke i aprovuar ambasadat e huaja në Kosove e poashtu duke e pamundësuar në momente të caktuara partneritetin ekonomik në mes kompanive vendore dhe partnerëve evropian.
Sot, në qofte se një biznes kosovar aplikon për vizë, në rend të parë duhet të pres dy, tre apo katër muaj për termin dhe pas caktimit të terminit duhet mbledhur një mori dokumentesh të cilat e kanë koston e vet edhe në aspektin kohor edhe financiar dhe mbi të gjitha kërkohet të zbulohet edhe fshehtësia me e madhe e gjendjes financiare të kompanisë.
Për një aplikim kërkohen deri në tetë metra gjatësi e renditjes së dokumenteve dhe në fund askush nuk garanton se do te pajisesh me vizë.
Nëse bëhet një krahasim me vitet 2012,2013,2014 dhe 2015 procedurat kanë qenë shumë më të lehta dhe bizneset vendore, ato kanë pasur prioritet dhe përveç të tjerash të njëjtat janë pajisur me vize dy apo tri vjeçare.
Tani në vitet 2016-2017, të njëjtat kompani ose refuzohen me arsyetime banale ose iu ipet një vize disa ditore, dhe e tera kjo e vë në pyetje partneritetin e promovuar në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Me këtë çasje të ambasadave evropiane të akredituara në Prishtinë përballë kërkesave të komiteti të biznesit vendor po e prezantojmë MSA-në si një shtëpi të bukur me një arkitekture atraktive por pa dere hyrëse dhe dalëse.
Ne këtë drejtim Oda Ekonomike e Kosovës apelon tek ambasadat evropiane në Kosovë që të tregojnë fleksibilitet, profesionalizëm dhe të jenë mbështetës të zhvillimit ekonomik të Kosovës duke fuqizuar sektorin privat në partneritet të përhershëm me kompanitë nga Bashkimi Evropian.
Të paktën bizneset vendore nuk e meritojnë një gëzim të tillë kur dihet që janë bartës të stabilitetit politik, social, integrues dhe mbi të gjitha janë ata që përmirësojnë imazhin e Kosovës përmes ndërmarrësish dhe aktiviteteve të tyre.