Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka pritur sot delegacionin e Odës Ekonomike të Kartenit kryesuar nga kryetari Jurgel Mardl dhe kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes ndërmarrjeve dhe të dy odave.
Kryetari Gërxhaliu me këtë rast ka theksuar bashkëpunimin e suksesshëm të Odës me Odën Austriake dhe përkrahjen që Republika e Austrisë dhe Oda Austriake i kanë dhënë Kosovës.
Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Kartenit, kryetari Gërxhaliu ka theksuar se në bazë të informatave që i ka ky regjion në Austri ka kapacitete dhe mundësi të shumta të bashkëpunimit në rend të parë sa i përket arsimimit dhe aftësimit profesional, paraqitjes së përbashkët në projektet e ndryshme ndërkombëtare dhe në bashkëpunimin e ndërmarrjeve ekonomike nga Kosova dhe regjioni i Kartenit.
Gërxhaliu dhe Mardl u dakorduan që shumë shpejt të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të dy Odave ku do të përcaktoheshin në detaje fushat e bashkëpunimit.
Kryetari Mardl tha se krahina nga ka vjen ai është shumë e njohur për ndërmarrjet suksesshme të vogla dhe të mesme, për mësimin dhe aftësimin dual profesional i cili është i nivelit më të lartë evropian dhe për zhvillim të suksesshëm ekonomik.
Dy kryetarët u morën vesh që shumë shpejtë një delegacion i afaristëve nga krahina e Kartenit të vizitoj Kosovën për tu njoftuar me mundësitë bashkëpunimit dhe investimeve në Kosovë dhe të organizohen takime B2B në mes të bizneseve.