OEK-u kujton fillimin e punës pas luftës, vlerësohet kontributi në zhvillimin e vendit

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 10:52 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka organizuar pritje në shenjë falënderimi për bashkëpunëtorët ndër vite, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se kjo ceremoni shënon 20-vjetorin e lirisë dhe 20-vjetorin e fillimit të punës së OEK-ut pas luftës.

“Kjo ceremoni shënon 20 vjet të lirisë dhe natyrisht 20 vjet të Odës Ekonomike të Kosovës, një nga institucionet më të vjetra dhe më me traditë”, tha Rukiqi.

Ai tha se OEK-u me bashkëpunëtorë ka arrit që të jap kontribut në zhvillimin e vendit.

“OEK-u ka arrit me bashkëpunëtorë që të japin kontribut qoftë simbolikë e zhvillimit të këtij vendi, të ndihmojnë zhvillimin e këtij vendi”, tha ai.

Kryetari i parë i Odës Ekonomike të Kosovës pas lutës, Ismajl Kastrati, tha se OEK-u është një ndër institucionet që filloi e para punën pas luftës dhe kontribuoi duke luajtur edhe rolin e qeverisë në periudhën e pasluftës.

“Pas një pune të shkurt pushteti atëherë burgosi stafin e Odës, por vazhdimësia filloi me 24 qershor atëherë hymë në Odë. Për një kohë të shpejt e konsoliduam Odën, puna e parë pasqyruam shkatërrimet që i bëri lufta dhe e dyta krijuam lidhje me bizneset në rajon. Oda mori veten dhe filloj të punojë, Oda një kohë e luajti edhe rolin e Qeverisë”, tha ai, raporton EO.

Para se të nis kjo ceremoni u mbajt një minutë heshtje për ata që nuk janë gjallë dhe që kanë kontribuar për Odën Ekonomike.

Në mbyllje të ceremonisë u ndan edhe mirënjohje për ata që dhanë kontribut gjatë funksionimit të Odës Ekonomike të Kosovës para dhe pas luftës.

Të ngjashme