Xhavit Drenori, i cili në zgjedhjet e 4 dhjetorit kandidoi si kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit dhe mori 12 % të votave sot pritet t’ua prezantoj ofertën dy kandidatëve të cilët kanë shkuar në balotazh.
Drenori ka thënë se kjo ofertë bashkëpunimi përmban pesë pika dhe të cilën në tre mujorin e parë të qeverisjes duhet ta shtyje përpara kryetari i ardhshëm.
Drenori në emisionin “Kontakt”, të Tribuna Channel ka thënë se kjo ofertë parasheh qe ai të mos jetë pjesë e ekzekutivit, por nga cilësia e asamblistit të monitoroj respektimin e marrëveshjes.
Ai e sheh si problematike që tu kërkoj votuesve të tij të votojnë për Lladrovcin, pasi ai shprehet i bindur se me ish- ambasadorin e Kosovës, në Tiranë nuk vijnë ndryshimet.
“Përkundrazi me të do të kemi një qeverisje më të keqe se sa kishim me Demaku. Kandidati i PDK-së nuk mund t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në këtë komunë”, ka thënë Drenori.
Ai ka bërë të ditur se vota e tij nuk do të jetë për Lladrovcin.