Ministrja e Arsimit ka thënë se qeveria mund të vazhdojë ndarjen e buxhetit për Pakon e Përballjes me Inflacionin edhe vitin tjetër. Është kjo një ofertë e re e qeverisë për Sindikatën e Bashkuar të Arsimit.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se do të shqyrtohet vazhdimi edhe gjatë vitit tjetër i Pakos për Përballje me Inflacionin.
Nagavci nga Kuvendi i Kosovës iu tha mësimdhënësve që ta ndalin grevën dhe pastaj tha “bisedojmë dhe adresojmë çdo kërkesë që e keni”.
“Duhet ta përmendim edhe një gjë. E kemi thënë edhe publikisht që mbështetja prej 50 eurosh, gjegjësisht Pakoja nga Qeveria do të rishqyrtohet në fund të dhjetorit në mënyrë që të planifikohet me buxhetin e vitit të ardhshëm”, tha Nagavci.