Oficerët e kredive në banka po bëhen milionerë

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 09:18 | Nga

Rritja e kredive të këqija ka ardhur për shkak të abuzimeve që bëhen nga bankat duke qënë ato të vetmet gjeneruese të kredive me probleme.

Kanë qenë deputetët e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, gjatë diskutimit të ligjit të falimentit, që akuzuan punonjësit e bankave si përgjegjësit kryesorë të shtimit të kredive të këqija.

Kreu i Komisionit Fatmir Xhafaj u shpreh se ndryshimet e ligjit nuk e zgjidhin problemin e kredive të këqia, pasi përgjegjës për to janë oficerët e kredive, të cilët kanë përfituar financiarisht nga procesi.

“Argumentet që dhatë ju nuk janë bindëse se është e vërtetë që mund të bëni 1,2 apo 3 ankande, mund të ulni 20 apo 30% vlerën, por problemi i kredive të këqia me këto masa nuk arrin të zgjidhet protësisht.

Kjo sepse në vlerësimin e parë të pronës, banka me aksionerët e saj mund t’i kenë politikat të shëndetshme por njerëzit që janë aty në banka janë bërë milionerë me këtë më shumë sesa debitori vetë për shkak të këtyre proceseve,” u shpreh Xhafaj.

Sipas deputetëve, nuk ka asnjë akuzë për drejtuesit e bankave se përse janë dhënë kredi kur nuk duhej të jepeshin.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme