Oficeri francez që qëlloi 17-vjeçarin nën hetim për “vrasje të vullnetshme”

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Një prokuror francez ka thënë se do të hetohet një oficer policie për “vrasje të vullnetshme” pasi ai qëlloi dhe vrau një shofer 17-vjeçar.

Prokurori i Nanterres, Pascal Prache tha se bazuar në një hetim fillestar, ai arriti në përfundimin se “kushtet për përdorimin e ligjshëm të armës nuk ishin përmbushur”.

Dy prokurorë janë emëruar për të udhëhequr hetimin, tha ai.

Prache tha se ai kërkoi që oficeri i policisë të mbahet në paraburgim. Ky vendim do të merret nga një gjykatës tjetër.

Vrasja e 17-vjeçarit Nahel gjatë një kontrolli trafiku të martën, e regjistruar në video, tronditi vendin dhe nxiti tensione të gjata midis të rinjve dhe policies, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv

Të ngjashme