Një incident është raportuar të ketë ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.
Një i burgosur raportohet të ketë sulmuar fizikisht një oficer korrektues, duke i shkaktuar kështu lëndime në detyrë gardianit.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur dje rreth orës 15:00.
Incidenti në fjalë është konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Të njëjtit kanë deklaruar se ndaj të burgosurit është iniciuar rast në polici, ndërsa oficeri korrektues është dërguar për tretman mjekësor, transmeton lajmi.net.
“Në BSL i burgosuri ka sulmuar fizikisht Oficerin Korrektues. Reagimi i Stafit të Sigurisë ka qen i shpejtë dhe menjëherë është marrë situata në kontroll. Ndaj të burgosurit është iniciuar rasti në Polici, ndërsa Oficeri Korrektues është dërguar në stacionar të institucionit për tretman mjekësorë”.
E lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë theksuar se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar.
Në raportin 24 orësh është bërë e ditur se për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar.
“Podujevë, 05.04.2022-15:00. Raportohet se një mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht një zyrtar, mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim e policisë.