Dje në orën 16.45 minuta në rrugën “Sirma Vojvoda” në Ohër, është lënduar një vajzë adoleshente.
Bëhet fjalë për një vajzë 15 vjeçare nga Ohri, e cila duke drejtuar mopedin “Hang Long” me targa nga Ohri, e ka humbur kontrollin dhe ka rrëshqitur në rrugë.
Nga rrëzimi prej mopedit, vajza është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në spitalin Shën Erazmo në Ohër ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-së në Ohër./Almakos