Ohri rrezikon të humbë statusin nga UNESCO

Maqedoni | 02 Pri 2017 | 15:08 | Nga

Qyteti i Ohrit me liqenin më të vjetër në Evropë, është i vendosur në listën për trashëgimi botërore që nga viti 1980, në mes 35 rajoneve të mbrojtura në botë nga organizata UNESCO.

Në një reportazh të realizuar nga Televizioni Nova, flitet pikërisht për gjendjen e Liqenit dhe qytetit të Ohrit, kështu sipas këtij reportazhi në vitin 1979 i pari në listën e UNESCO-s ishte regjistruar Liqeni i Ohrit, ndërsa një vit më vonë edhe qyteti i Ohrit si trashëgimi kulturore. Kurse pas 38 viteve, Ohri gjendet nën rrezik serioz ta humb imazhin e qytetit të mbrojtur nga ky institucion. Nëse “Shkupi 2014” e ndryshoi fytyrën e kryeqytetit, atëherë qytetit të UNESCO-s i duhet projekti “Ohri 2020”.

Ajo që më shumë e rrezikon qytetin e Ohrit nga humbja e statusit të UNESCO-s janë ndërtimet dhe urbanizimi i qytetit. Ekspertë të UNESCO-s kanë vendosur të vazhdojnë çdo tullë dhe çdo ndërtesë që ndërtohet në Ohër.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme