OJQ-të lokale: Uzurpohen hapësirat rreth shkollave në Podujevë (Foto)

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 09:52 | Nga

Rrjeti i OJQ-ve lokale “Demokracia Fillon Këtu“ shprehet e shqetësuar për gjendjen e hapësirave publike në Komunën e Podujevës.

Shfrytëzimi i trotuareve në vend të parkingjeve për rreth shkollave në Komunën e Podujevës po e rrezikon jetën e nxënësve.

Ka një kohë të gjatë ku trotuaret dhe hapësirat publike për rreth shkollës fillore “Naim Frashëri” në qendër të qytetit, janë të rrethuara me shirit dhe shufra metalike, e që në fakt paraqesin një lloj shenje të uzurpimit.

“Madje përveç kësaj, qytetarët obligohen të paguajnë shumën prej 0.50 cent për parking, shumë kjo e cila nuk dihet se në xhepat e kujt përfundon, pasi që hapësira e rrethuar dhe e shfrytëzuar tash e sa kohë me dijeni apo pa dijeni të komunës nuk mbanë asnjë shenjë – tablo me mbishkrim identifikues”, thuhet në reagim.

“Kjo vështirëson dhe rrezikon në masë të madhe edhe ecjen e lirë të nxënësve të cilët vijojnë mësimin në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’, pasi që në të dyja anët e trotuarit në degëzimin e rrugëve afër shkollës po ndodhë ky fenomen”, thuhet në reagim.

hapesira

hapesira1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme