“Shteti Islamik” mund të fitojë ndikim në Rripin e Gazës, duke e pasur parasysh dëshpërimin e shumëpërhapur dhe zhgënjimin e të rinjve të izoluar palestinezë, ka thënë një zyrtar i lartë i OKB-së, raporton “EuObserver”.
“Një skenar në të cilin elementet ekstremiste, të lidhura me ISIS-in, fitojnë më shumë terren, është krejtësisht i mundur dhe real”, u ka thënë gazetarëve Mattias Schmale, drejtor i zyres së OKB-së për Refugjatë Palestinezë (UNRWA).
Schmale ka thënë se trazirat sociale pas bllokadës së intensifikuar izraelite në Rripin e Gazës gjatë dekadës së kaluar, kombinuar me papunësinë masive dhe gjasat zero për udhëheqësinë palestineze janë në mesin e faktorëve që krijojnë vakum, i cili mund të shfrytëzohet prej “Shtetit Islamik”.
UNRWA drejton një numër shkollash dhe siguron ushqim në Gazë, por me shkurtimet nga SHBA-ja e Donald Trumpi, është rritur shqetësimi se të rinjtë mund t’i kthehen ekstremizmit, transmeton Koha.net.