Kombet e Bashkuara njoftuan sot se kanë zbuluar edhe 38 varreza të reja masive në rajonin qendror Kasai në Republikën Demokratike të Kongos.
Pas këtij zbulimi, numri përgjithshëm i varrezave arrin në 80, që nga fillimi i intensifikimit të konfliktit ndërmjet ushtrisë dhe njësive paramilitare lokale në gusht të vitit të kaluar.
Zyrtarë të misionit të OKB-së në Kongo thanë për Reuters në Kinshasa, se varrezat janë identifikuar gjatë misionit të përbashkët me hetuesit ushtarakë të Kongos javën e kaluar, në perëndim të Kasait.