OKB-ja miraton marrëveshjen që lufton migracionin

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka miratuar zyrtarisht marrëveshjen e cila nxit bashkëpunimin global për të luftuar migrimin i cili është në rritje.

Administrata e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se qasja globale ndaj çështjes nuk ishte në përputhje me sovranitetin e SHBA-ve dhe Uashingtoni nuk mori pjesë në negociatat mbi paktin e migracionit.

Që nga korriku, marrëveshja, e cila trajton çështje të tilla si mbrojtja e emigrantëve, integrimi i tyre dhe dërgimi i tyre në shtëpi, është kritikuar kryesisht nga politikanët e krahut të djathtë evropianë, që thonë se kjo mund të rrisë emigracionin nga vendet afrikane dhe arabe.

Belgjika votoi në favor të rezolutës së OKB-së të mërkurën, ndonëse kryeministri i Belgjikës Charles Michel, ofroi dorëheqjen të martën pasi kundërshtarët paraqitën një votim mosbesimi në një krizë politike të shkaktuar nga mbështetja e tij për paktin e OKB-së.

Kjo marrëveshje për të luftuar migrimin në rritje u votua pro nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Hungaria, Republika Çeke dhe Polonia votuan kundër këtij pakti vullnetar, transmeton Klan Kosova.

Një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që sanksiononte marrëveshjen, u miratua të mërkurën me 152 vota pro dhe 12 abstenime, ndërsa 24 vende nuk votuan. Në një ceremoni në Marok këtë muaj, 164 vende nënshkruan zyrtarisht paktin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme